I përditësuar dhe më i mirë se kurrë më parë!Të nderuar anëtarë dhe xhematlinj,Ju informojmë se më 31.10.2026 është publikuar përditësimi më i ri i aplikacionit zyrtar të Xhamisë “Drita” – Pratteln.Me këtë përditësim, aplikacioni ofron informacione dhe njoftime në 6 gjuhë të ndryshme:
🇦🇱 Shqip
🇩🇪Deutsch
🇬🇧 English
🇹🇷 Türkçe
🇧🇦 Bosanski
🇸🇦 العربية
Përmes aplikacionit mund të ndiqni:🕌 Oraret e namazeve🔔 Njoftimet dhe aktivitetet e xhamisë📢 Informacionet e rëndësishme për anëtarët dhe xhematin🌍 Informacionet në gjuhën që ju përshtatet më së miri📲 Përditësoni aplikacionin tuaj për të përfituar nga versioni më i ri!Ju lutemi, ndiqni rregullisht aplikacionin e Xhamisë “Drita” për njoftime dhe informacione të mëtejshme lidhur me mësimin, ligjëratat dhe aktivitetet e xhamisë.
Aplikacioni është i disponueshëm në App Store dhe Google Play.📱 iOS – App Store
https://apps.apple.com/ch/app/xhamia-drita-pratteln/id6761992439
📱 Android – Google Play
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.xhamiadrita.app
Gjithmonë të informuar, kudo të lidhur!
Me respekt,Kryesia e Xhamisë “Drita” – Pratteln

