Zgjedhje për kryesi të re

Me sinqeritet dhe përgjegjësi, për unitet, amanet dhe përkushtim!
Të nderuar anëtarë dhe xhemat i Xhamisë “Drita”,
Ju njoftojmë se më datë 17.05.2026 (e diel) do të mbahen zgjedhjet për kryesinë e re të Xhamisë “Drita”.
Procesi i verifikimit të anëtarëve do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në ora 10:45 në ambientet e xhamisë. Pas përfundimit të verifikimit, hyrja do të mbyllet dhe do të fillojë procesi zgjedhor.
Të drejtë vote kanë vetëm anëtarët aktivë të cilët kanë kryer obligimet e anëtarësisë për vitet 2024, 2025 dhe 2026.
Ftohen të gjithë anëtarët që të marrin pjesë me përgjegjësi, korrektësi dhe në frymën e unitetit dhe respektit islam, duke kontribuar për të mirën e xhamisë dhe xhematit tonë.
Allahu xh.sh. na dhëntë sukses, harmoni dhe bereqet në çdo punë të hajrit.
Me respekt,
Kryesia e Xhamisë “Drita”

