- Diese Veranstaltung hat bereits stattgefunden.
“I Dërguari i Allahut ﷺ – shembull për çdo besimtar”

TEMA E HUTBES:
“I Dërguari i Allahut ﷺ – shembull për çdo besimtar”
Allahu i Madhëruar thotë:
﴿لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًا﴾
“Në të Dërguarin e Allahut keni shembullin më të mirë për atë që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe që e përmend shumë Allahun.”
(El-Ahzab, 21)
Jeta e të Dërguarit ﷺ është udhërrëfyes për besimtarin në besim, adhurim, moral, durim dhe në marrëdhëniet me njerëzit. Dashuria ndaj tij nuk mbetet vetëm në fjalë, por dëshmohet duke njohur Sunetin e tij dhe duke e ndjekur shembullin e tij në jetën tonë të përditshme.
Namazi i Xhumasë falet në orën 13:34.
Lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë prej atyre që e duan të Dërguarin e Tij ﷺ, e ndjekin rrugën e tij dhe zbukurohen me moralin dhe udhëzimin e tij.
Me respekt,
Xhamia Drita – Pratteln

