“Besimi dëshmohet me vepra”

Tema e hutbes së Xhumasë
“Besimi dëshmohet me vepra”
Allahu i Madhëruar thotë:
«وَقُولُوا لِلنَّاسِ حُسْنًا»
“Flituni njerëzve fjalë të mira!”
(Kur’ani, El-Bekare, 83)
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
الْمُسْلِمُ مَنْ سَلِمَ الْمُسْلِمُونَ مِنْ» لِسَانِهِ وَيَدِهِ»
“Musliman është ai, nga gjuha dhe dora e të cilit janë të sigurt muslimanët e tjerë.”
(Buhariu dhe Muslimi)
Të dashur vëllezër!
Besimi i vërtetë nuk dëshmohet vetëm me fjalë, por edhe me sjelljen dhe veprat tona. Një fjalë e mirë, një dorë e zgjatur për ndihmë, respekti ndaj të tjerëve dhe largimi nga padrejtësia janë dëshmi të besimit tonë.
Le të jemi prej atyre që jo vetëm flasin për të mirën, por edhe e praktikojnë atë në jetën e përditshme.
E premte, 30.10.2026
Namazi i Xhumasë falet në orën 12:19.
Xhamia “Drita” – Pratteln
Allahu na forcoftë besimin, na zbukuroftë moralin dhe na bëftë prej atyre që e dëshmojnë besimin me vepra të mira! Amin!
Me respekt,
Kryesia e Xhamisë “Drita” – Pratteln

